Gazetari 30 vjeçar, Lazion Cini, ka humbur kontaktet më familjarët e tij që nga 28 marsi i këtij viti.
Familjarët e tij i janë drejtuar emisionit “Pa Gjurmë” me shpresën se mund të gjejnë të dhëna për Lazionin.
Nga infromacionet që ata japin, Lazioni ishte i veshur me atlete të bardha dhe pantallona të zeza. I riu ka një tatuazh në krah, në formë tribali.
Së fundi, ai ka punuar në televizionin Tv Klan.
Ndërsa nga momenti që ka dalë nga shtëpia ka humbur çdo kontakt me familjen dhe telefonin e ka të fikur.