Zhduket i mituri nga Peja

Policia bën të ditur se më 6 tetor është zhdukur një djalë i mitur.

Sipas Policisë rastin e ka raportuar dje ankuesi i cili ka thënë se nipi i tij (i mitur) është larguar nga shtëpia në Pejë dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.