Një 21-vjeçar është zhdukur në Prishtinë.
Familjarët kanë publikuar fotografinë e tij dhe kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur atë.
Kreshnik Shala ka dalë nga banesa e tij në “Ulpianë” dje në mëngjes dhe nuk është kthyer.
Kushdo që e sheh, lajmëroni në këta numra +38344196062 ose +38344393436.
“Kërkohet Kreshnik Shala, 21 vjeç, i gjatë rreth 1.85 m, foton e të cilit e gjeni në këtë postim, i cili që nga dje, e hënë, më 3 mars, në orën 6:00 të mëngjesit ka dalë nga banesa e tij në ‘Ulpianë D6’ dhe nuk është kthyer ende. Ka të veshur farmerka dhe duks. Të gjithë ata që kanë informacion për të, ju lutem të na shkruani në mesazh në numrin e telefonit +38344 196 062, +38344 393 436. Për rastin është e njoftuar edhe Policia”, thuhet në njoftimin e familjes.