Një grua në Prishtinë është zhdukur para disa ditësh, më saktësisht më 25 prill.
Por në Policinë e Kosovës rasti është raportuar sot.
Policia njofton për një grua të zhdukur nga lagjja Sofali, Prishtinë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.