Zhduket një nga njerëzit më të pasur në Gjermani, këto janë dyshimet e para

Është zhdukur që prej ditës së shtunë, Karl-Erivan Haub, 58-vjeçari që thuhet se është një nga njerëzit më të pasur në Gjermani.

Ai kishte shkuar në Alpet Zvicerane për ski, por që prej të shtunës nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Haub është trashëgimtari i një zinxhiri supermarketesh Tengelmann.

Mediat gjermane raportojnë sot se kërkimi i dëshpëruar për shefin e Tengelmann po vijon, por ekipet e shpëtimit kanë frikë për më të keqen, pavarësisht shpresës për një mrekulli.

Në një letër të botuar në gazetën gjermane Handelsblatt, vëllai i tij, Christian Haub, tha se ai ishte një skiator dhe alpinist me përvojë.

Ai tha se ende shpresonte që vëllai i tij do të gjendet, por familja Haub, një nga më të pasurat e Gjermanisë, ishte “përgatitur” për lajme të këqija, shkruan “Bild”.

Adriano Favre, kreu i shërbimeve të shpëtimit malor në Luginën e Aosta, i tha gazetës zvicerane “Blick”: “Situata është e pashpresë, zoti Haub ka braktisur makinën në Matterhorn. Zona është e madhe, është një zonë akullnajore”.

A është vrarë shefi i Tengelmann?

Tashmë të martën, ekipet e shpëtimit kanë ndërprerë kërkimin e tyre (që është mbështetur financiarisht nga familja e biznesmenit) për shkak të kushteve të këqija të motit.

Favre tha: “Familja ka siguruar ekipet e kërkimit me burime të pakufizuara, por në këto kushte ata janë të padobishëm, moti është shumë i keq në anën italiane, bie borë, rreziku i ortekëve është tepër i madh. Duhet të ndërpresim kërkimet derisa moti të përmirësohet”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme