Një qytetare me iniciale Th. S., 49 vjeçe ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortit të saj prej pothuajse dy javësh, njofton policia të dielën.
Sipas raportimit nga uniformat blu, qytetari është zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 01.05.2022, kohë në të cilën është larguar nga banesa.
Ndërkaq, ka nisur puna për gjetjen e 49-vjeçarit, dhe materialet përkatëse i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Divjakë
Në datë 14.05.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja Th. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Bregas, se bashkëshorti i saj, shtetasi V. S., 49 vjeç, është larguar nga banesa në datë 01.05.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 49-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.