Një djalë është raportuar i zhdukur në Gjilan.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rastin e ka raportuar babai i tij, sipas të cilit, ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Policia nuk ka dhënë detaje tjera rreth rastit.