Zhduket pa gjurmë babai i 3 fëmijëve në Shkodër! Denoncimi në Polici: E mori vëllai i pronarit dhe tha do e kthejë të nesërmen! Ai u la pranë një ishulli rëre…

Prej 4 ditësh, Edison Oruqi, babai i 3 fëmijëve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa gjurme. Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shales, kur ka humbur kontaktet me familjen.


 personi i humbur

Zhdukja e tij është e mistershme për shkak se bashkëpunëtori I tij dhe familja thonë se Edisoni për herë të fundit ka qenë duke punuar në një bujtinë.

Skender Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe I ka thënë se do ta riktheje të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai I ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

Ka qenë vete Pepkolaj, I cili ka bërë denoncimin ne polici për zhdukjen e Edisonit, I cili ishte ndihmësi I tij në punën në ndërtim. Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës por ende pa asnjë rezultat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme