Zhduket pa gjurmë “Sanco”! Eraldo Muçi, miku i besuar i Aleksandër Sadikajt, nuk jep më asnjë shenjë jete prej dy javësh

Eraldo Muçi, 30 vjeç, i njohur si një nga miqtë më të afërt të Aleksandër Sadikaj, është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë prej më shumë se dy javësh.


Sipas informacionit të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, familjarët e Muçit kanë bërë kallëzim në polici dhe apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve, duke pasur frikë se ai mund të jetë bërë viktimë e një ngjarjeje kriminale.

Para se të zhdukej, Eraldo ka ndaluar tek ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe më pas ka udhëtuar drejt Durrësit. Burime policore thanë se për herë të fundit, i riu është parë në autostradën Durrës-Tiranë dhe nga ai moment nuk ka asnjë të dhënë rreth tij.

Familja ngre dyshime të forta se atij mund ti ketë ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë kriminale, për motive hakmarrje, por policia nuk përjashton as pista të tjera.

30-vjecari i zhdukur pa gjurmë, njihej si një nga miqtë e besuar të Aleksandër Sadikaj i njohur si Sanco.

Ky i fundit u ekzekutua në qershor të 2022 në një atentat mafioz në afërsi të rrethrrotullimit të TEG, ku automjeti i tij shpërtheu nga një sasi e madhe tritoli që ishte vendosur në të.

Pas kësaj ngjarje, mes grupit të tij dhe grupit kundërshtar të vëllezërve Edmond Papa e Kristo Qirici janë shënuar disa ngjarje të rënda kriminale, pas tij u vra Edmond Papa nga grupi kundërshtar.

Kushërinjtë e Sadikajt, Adriatik Kalemi e Zamir Kalemi iu mbijetuan të paktën dy atentateve mafioze në Greqi e Tiranë. Më pas u shënua ajo që njihet si masakra e Memaliajt, ku u vra Shyqyri Kalemi, babai i Adriatik e Zamir Kalemit dhe dy persona të tjerë, kamarieri dhe një klient i lokalit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme