Policia Kantonale e Lucernit ka pubklikuar sot një njoftim për mungesën e Naime Monit nga Ebikon-i i Luzernit. Ajo ka braktisur banesën në Alfred Schindlerstrasse të shtunën rreth orës 17, këmbë ose me mjete të transportit publik.
Konsiderohet se vuan nga probleme shëndetësore, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Albinfo.ch.
Naimja është e gjatë 164 centimetra dhe ka trup të hollë. Ajo ka flokë të verdha, të gjata dhe kaçurrela, ndërsa aktualisht mund t’i ketë të lidhura mbrapa.
Gruaja që konsiderohet e humbur ka të veshura veshje sportive (“trenerka” ose “tuta”) ngjyrë hiri, një xhaketë (jakne) me kapuç të zi dhe pallto të zezë ndërsa të mbathura ka pantofla të zeza.
Kushdo që e ka parë Naime Monin rrugës ose ka informacione lidhur me vendndodhjen e saj, lutet të paraqitet në Policinë e Lucernit, në numrin: 041 248 81 17 ose në stacionin më të afërm policor.