Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit! Dyshohet se i riu është vrarë! Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, ngjarje e ndodhur më 4 qershor në Tiranë, ku i dyshuari kryesor, Armand Shakaj, vijon të jetë në kërkim.


Gjatë seancës gjyqësore, ku iu caktua masa arrest me burg, Enea Zyferi, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, ka mohuar të ketë dijeni për fatin e Eglant Koçit.

“Armand Shakaj më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Koçit. E njoh sepse punoj si kamarier në lokalin e Armandit”, deklaroi ai para gjykatës.

Sipas dëshmisë së tij, Zyferi ka parë Koçin të hynte në ambientet e biznesit të Shakajt, por pretendon se nuk di asgjë më tej për atë që ka ndodhur.

Eglant Koçi
Eglant Koçi

Ai tregoi gjithashtu se Shakaj i kishte kërkuar të çonte automjetin në lavazh për ta pastruar në fund të Bulevardit të Ri.

Sipas hetimeve paraprake, Armand Shakaj dyshohet se e ka thirrur Eglant Koçin në ambientet e biznesit të tij, pranë shkollës “Ismail Qemali”, përballë Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Hetuesit dyshojnë se aty 34-vjeçari është mbajtur peng dhe më pas është vrarë.

armand-shakaj
Armand Shakaj

Prokuroria dyshon se për të nxjerrë trupin nga ambienti, Shakaj i kërkoi kamarierit të fikte dritat, me arsyetimin se do të transportonte një frigorifer. Megjithatë, edhe pse energjia elektrike ishte ndërprerë, kamerat e sigurisë kanë regjistruar lëvizje që, sipas hetuesve, tregojnë momentin kur trupi i Koçit vendoset në një automjet.

Dyshohet se më pas trupi është transportuar dhe fshehur në një zonë të thellë të Librazhdit, ndërsa autori i dyshuar ka tentuar të humbasë gjurmët. Sipas policisë, motori është dërguar në zonën e “5 Majit”, me qëllim shpërqëndrimin e policise, ndërsa ambienti ku dyshohet se ndodhi krimi është pastruar.

Hetuesit kanë gjetur gjurmë gjaku si në ambientin ku dyshohet se Koçi është mbajtur peng, ashtu edhe në automjetin e përdorur, çka ka forcuar dyshimet se 34-vjeçari është vrarë.

Armand Shakaj është shpallur në kërkim për veprat penale të rrëmbimit dhe vrasjes, ndërsa motivi i dyshuar i krimit lidhet me konfliktet për portofolet e kriptomonedhave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme