Zhgënjejnë partitë shqiptare në Malin e Zi, marrin vetëm një deputet

Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016  –  11:23

Kur kanë mbetur vetëm pak kuti votimi për të numëruar, Milo Gjukanoviç si dhe Partia Demokrate e Socialistëve që drejtohet prej tij, kanë arritur që të fitojnë sërish zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, por jo me shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.

Ndërkohë, zhgënjyes ka qenë rezultati për politikanët shqiptarë, të cilët të ndarë në tre koalicione kryesore kanë arritur të fitojnë vetëm një vend në sallën e legjislativit, rezultati më i dobët ky i regjistruar në 25 vite.  Në fjalën e mbajtur pas përfundimit të votimit, Milo Gjukanovic u shpreh se Mali i Zi është i vendosur në rrugën e tij drejt Perëndimit.

 Gjukanoviç: Mund të themi me plot gojën se Mali i Zi do të vijojë rrugëtimin e tij drejt Perëndimit. Në muajt që do të vijnë do të ratifikojmë marrëveshjen për anëtarësimin në NATO si dhe do të vazhdojmë përpjekjet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Eurpoan. Ne besojmë se brenda mandatit tonë të radhës do të arrijmë ta dërgojmë vendin në BE.

DSP ka siguruar deri më tani 36 mandate në parlamentin që përbëhet nga 81 antarë, ndaj për të arritur shumicën i duhen edhe pesë deputetë. Ndjekësja më e afërt e kësaj force politike ka qënë Partia pro-serbe e Frontit Demokratik që ka arritur të grumbullojë 18 mandate, e më pas rradhiten Partia Çelsi dhe Demokratët, të dyja me nga tetë mandate. Lista e kryesuesve vijon me Partinë Social Demokrate me katër deputetë, ajo e Boshnjakëve, me 2 deputetë, Partia e krotatëve, me një mandat si dhe Partia e Shqiptarëve me një mandat.

Ekspertët janë shprehur se rezultati i dobët i partive shqiptare ka ardhur për shkak të përçarjes që ekziston mes tyre. Në Malin e Zi ka gjithësej afro 20.000 votues shqiptarë, dhe tetë parti shqitpare të ndara në tre koalicione kryesore. Për këtë shkak, përcarja e votave ka bërë që të regjistrohet përfaqësimi më i ulët që shqiptarët kanë patur në Parlamentin e Malit të Zi.

/Oranews.tv/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme