Zhvillimet në ansambël, reagojnë artistët

Ndjehemi të shokuar. Nuk kemi pritur që një gjë e tillë t’i ndodhë Ansamblit të këngëve dhe valleve shqiptare në Maqedoni. Në këtë mënyrë e shpreh reagimin e tij tanimë ish solisti i Ansamblit Jetmir Rexhepi, për mos vazhdimin e kontratave të punës për 34 artistë. Ai tha për Alsat se problemi me të punësuarit në këtë Institucion mund të zgjidhej shumë lehtë nga Qeveria e kaluar.

“Ka pas mundësi më herët Qeveria e kaluar qysh në janar si gjitha institucionet tjera, edhe ky Institucion të gjendet dhe të gjej zgjidhje për artistët që janë gati pesë vite aty. Dhe pesë vite mos bësh zgjidhje për këto artistë se di s`kam çka të them. E turpshme është shumë, e turpshme është shumë, të lësh 34 artistë rrugëve është e turpshme. Sepse secili ka hallin e vet s`kam tekst s’di çka të them. Ne rimë në shtëpi, artistë por edhe më e turpshme është të merr pjesë me tre artistë para parlamentit. Kjo ende më e turpshme është. Ansamblin nuk e bëjnë tre artistë por 50 – 90 artistë. Pas kësaj që ndodhi ne kemi pritur që institucioni të merr masa dhe të kthehen në vende pune me vendime e jo të na nxjerrin. Ne pritëm të marrim vendime e jo të dalim prej aty. Dhe të vazhdosh të marrish projekte të bësh me tre punëtor, kjo është e çuditshme s’kam koment”, tha Jetmir Rexhepi, ish solist.

Rexhepi madje flet edhe për presionet që i ka bërë drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj ndaj të punësuarve duke u bërtitur atyre.

“Unë si person si Jetmir, jam mësu me ato bërtitje. Na u bë përditshmëri ajo më. Por më vinte shumë shumë keq se unë mund ti bëj ball asaj por jo çdo kush mund ti bëj. Ti bëhesh gati për të dal në koncert, kur e sheh dikush qan anash. Nuk është normale kjo. Përgatitesh për koncert, kam përgatit ndjenjat për koncert jam mbush me energji, dhe vjen personi në fjalë bërtet uluret, bën skena që i ka bë përherë ato. S’është hera parë apo e fundit. Që në fillim i ka bë këto. Dhe është besoni gjë që të le pa koment, sepse nuk e kemi pritur këtë situatë. Institucionet duhet të marrin masa për këtë. S’është gjë e vogël kjo. Artisti si artist duhet të jetë i qetë i relaksuar dhe jo të torturohet me bërtitje. Përgjegjësia i bie shtetit që të merr masa”, shtoi Jetmir Rexhepi, ish solist.

Pas gjithë kësaj situate të krijuar në Ansambël, Rexhepi ka një porosi për drejtorin Shkodran Tolaj

“Një njeri që është si duhet me zemër të pastër, siç thotë se është, për të vazhduar procedura e punës të kthehet në normale, unë personalisht si Jetmir kisha dhënë dorëheqje, dhe ju kisha thënë urdhëroni vazhdoni. Është e dhimbshme se karrikja s`lëshohet kollaj por këtë karrige nuk na e ka bë babai, por populli”, u shpreh Jetmir Rexhepi, ish solist.

Dy vjet me parë Alsat kishte raportuar për shumë parregullsi dhe keqpërdorime parash në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe, bazuar në raportin e Sektorit për Mbikëqyrje Juridike dhe Inspektuese në Ministrinë e Kulturës. Në atë raport thuhej se drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj nuk ka respektuar nenin 70-b të Ligjit për Kulturë, dhe nuk ka dorëzuar dëshmi për shpenzimet e bëra pa arsyetim gjatë punës së Ansamblit për vitin 2020, por as edhe për vitin 2021. Madje ministrja e Kulturës aso kohe Bisera Kostadinovska Stojçevska kishte thënë se ndaj drejtorit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, Shkodran Tolaj, dy herë me radhë janë konstatuar keqpërdorime të fondeve, duke bërë pagesa pa dedikim ashtu siç parashikojnë ligjet. Alsat mëson jozyrtarisht se hetimet kanë nisur edhe për veprimtarinë e vitit të fundit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme