Zhvillohen tre aksione policore në Prishtinë

Policia në Prishtinë po zhvillon momentalisht tre aksione, për krimet Ekonomike, Krimet Kibernetike dhe Krimet e Rënda janë në teren.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se aksionet kanë të bëjnë me fajde, kartela bankare dhe për keqpërdorim dhe dhënie në shfrytëzim të pronës publike nga Ndërmarrja Publike Banesore,

“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare. Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur” ka shkruar Sveçla.

 

 

Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme