“Do ta merrja në konsideratë përfshirjen në qeveri, vetëm atëherë kur edhe Ahmeti dhe Kasami do të bëheshin pjesë e qeverisë duke drejtuar dikastere të caktuara”, ka kishte theksuar kreu i Lr – PDSH’së, Ziadin Sela.
Sela pas sulmit të huliganëve në seancën e zgjedhjes së kryeparlamentarit shqiptar do të paraqitet për herë të parë sot në publik në një konferencë për media.
Zaev do të zhvillojë gjatë ditës një takim me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Pasi partitë të arrijnë marrëveshje, Zaev duhet të dorëzojë në Kuvend programin e Qeverisë dhe propozimin për përbërjen e kabinetit qeveritar. Pas kësaj, Parlamenti ka 3 ditë afat për ta vendosur në rend dite votimin e Qeverisë së re, miratimi i së cilës kërkon shumicë të thjeshtë./Sakte.net