Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka njoftuar se kjo parti do të braktisë Qeverinë, sapo të votohet Ligji për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
“Do të përkrahim të gjitha ligjet që janë në të mirë të qytetarëve dhe në të mirë të debllokimit të proceseve eurointegruese. ASH nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e kalkulimeve dhe goditjeve të ulëta.
Do të jemi pjesë e Qeverisë derisa të votohet ligji për gjuhën, sepse e kemi premtuar ato, siç është edhe premtimi që një nga pozicionet e shtetit të jetë shqiptar.”, deklaroi Sela.