Ziadin Sela ndan të njëjtin mendim me Dardan Sejdiun: Çështja e gjuhës grackë

“Një takim me zonjën Mogerini e interesuar për të mirën e gjithë qytetarëve pas vendinit të Ivanovit të shpalljes së anarkisë. Aleanca për Shqiptarët vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së përbashkët të partive shqiptare të nënshkruar këtu”, tha Ziadin Sela, duke shtuar se fillimi i asaj deklarate është prej ditës kur me Kushtetutën e 91 kur ju hoqën të drejtat shqiptarëve.

Sela tha se deputetët shqiptarë janë një zë i të drejtave ndërsa të drejtat janë të qytetarëve. “Ndërsa nëse ne s’kemi të drejtë të jemi tutor të atyre që i përfaqësojmë, atëherë atë të drejtë aspak se ka ai që i thotë vetes President dhe ju them se ai nuk është asgjë përveç marionetë e kryetarit të tij Nikolla Gruevski”, theksoi Sela.

Këtu gjuha shfrytëzohet vetëm si mjet për të manipuluar qytetarët, vazhdoi ai, duke theksuar se qëllimi është të mbrohen kriminelët, të ndalohet procesi i dekriminalizimit të institucioneve. “Beteja sot është mes atyre që duan gjeneratave tu lënë një shtet të pastër dhe ne miq dhe atyre që duan të privatizojnë shtetin dhe që duan të na privatizojnë të drejtën si mendojmë dhe të drejtën që na takon neve”, tha po ashtu Ziadin Sela.

Dardan Sejdiu kërkon ndërrimin e Kushtetutës së Maqedonisë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme