Zihet pas 5 muaj arratie, paraburgim për tentim vrasësin

Prokuroria Themelore e Pejës, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurit P.K., njofton kumtesa .

Ai, transmeton Koha.net, akuzohet të kishte kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë në tentativë“,,

I pandehuri, sipas kumtesës, më 12 korrik 2018, rreth orës 10:00, në qytetin e Pejës kishte tentuar t’i privojë nga jeta D.G. dhe F.B..

Konflikti kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth një vend parkingu, me ç’ rast i dyshimti i godet me një mjet të fortë në kokë.

Që nga kryerja e veprës penali, i pandehuri P.K. gjendej në arrati.

Ai dje është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Seanca e procedurës së paraburgimit është mbajtur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendos lidhur me kërkesën e prokurorisë.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme