Zjarr i madh në Lazarat, era favorizoi flakët që rrezikuan banesat! Shkak dyshohet masa në telat elektrikë!

Një vatër e madhe zjarri është raportuar sot në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër.

Për pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe toke me shkurre dhe bar, por flakët ishin shumë pranë banesave.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi i shërbimit zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje, ku ka konstatuar se zjarri, i favorizuar nga era, rrezikonte përhapjen në drejtim të banesave të banorëve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe rrezikimin e banesave.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë bashkimi i telave elektrikë si pasojë e erës së fortë.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me bar dhe shkurre, ndërsa nuk pati dëme në banesa apo dëme të tjera materiale.

The post Zjarr i madh në Lazarat, era favorizoi flakët që rrezikuan banesat! Shkak dyshohet masa në telat elektrikë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme