Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm ka rënë pranë Tregut te ri, tek Ura e Salillarit në Berat.
Bëhet me dije se fillimisht flakët u pikasen nga kalimtarët e rastit të cilët njoftuan zjarrfikësit.
Zjarri ishte duke u përhapur për shkak të erës e temperaturave të larta, por shërbimi zjarrfikës arriti fikjen e tij në një kohë të shkurtër.
Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej 1000 m2 me shkurre e ferra.
Sipas burimeve zjarrfikëse në vendngjarje dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve).