Zjarr masiv shpërtheu në spitalin Nasser në Gaza në prag të Fitër Bajramit

Një zjarr masiv ka shpërthyer në një magazinë në spitalin Nasser në qytetin Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës në prag të festës së Fitër Bajramit, transmeton Anadolu.

Mbrojtja Civile në enklavën palestineze tha se ekipet e saj kanë shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm.

Në njoftim thuhet se zjarri ishte i vështirë për t’u shuar dhe kontrolluar për shkak të burimeve të kufizuara të ekipeve dhe shkatërrimit të rrugëve.

Mbrojtja Civile nuk ka specifikuar arsyet e zjarrit.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse ndaj Rripit të Gazës që nga sulmi ndërkufitar i 7 tetorit nga Hamasi kur sipas Tel Avivit u vranë afër 1.200 njerëz. Që atëherë, të paktën 33.300 palestinezë janë vrarë në territorin palestinez dhe rreth 76 mijë të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme