Zjarr në arkivat e Gjykatës Themelore të Kumanovës

Zjarri ka kapluar arkivën pranë Gjykatës Themelore të Kumanovës. Alsat raporton se zjarri ka filluar në orët e para të mëngjesit. Të punësuarit nuk janë paraqitu në punë.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) thonë se zjarri është lokalizuar por që në terren ka ende ekipe të zjarrfikësve.

“Zjarrfikësit e Kumanovës kanë intervenuar nga ora 01:35 në objektin e djegur në bodrum të objektit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Kumanovë, ku gjendet arkivi i Gjykatës. Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë shtatë zjarrfikëse me dy automjete zjarrfikëse. Zjarri është i lokalizuar, por ekipi i zjarrfikësve në Kumanovë është ende në terren”, thonë nga QMK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme