Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat me shkurre pranë plazhit të Gjeneralit në Kavajë. Situata e përshkruar nga banorët dhe kryetari i bashkisë së Kavajës Isa Sakja është alarmante. Kjo pasi flakët i janë afruar rreth 15 metër banesave dhe rrezikon jetën e banorëve.
Sakja ka kërkuar ndihmë nga ajri pasi për shkak të terrenit por edhe furisë së zjarrit të ndihmuar nga era, mjetet zjarrfikëse nuk mund të bëjnë shumë.