Një zjarr shpërtheu sot në një deponi në lagjen Vizbeg të Shkupit. Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), menjëherë është vënë në kontakt me Stacionin Policor të Butelit dhe Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë.
Zjarri përfshinte bar të thatë, mbeturina dhe kabllo, dhe u shua me sukses. Megjithatë, QMK raporton se disa individë po i vënë qëllimisht flakën kabllove në deponi, gjë që e bën shuarjen e zjarrit më të vështirë dhe krijon rreziqe shtesë për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.