Një zjarr i madh ka përfshirë hotelin e njohur ‘Cosmos’ në Moskë. Si pasojë e zjarrit janë evakuuar deri tani 200 persona.
Raportohet se zjarri fillimisht ka shpërthyer në katin e 15’të të hotelit. Zjarrfikësit kanë arritur me mjaft vështirësi në vendin e ngjarjes.
Hoteli Cosmos është ndërtuar në fillim të vitit 1970 si përgatitje e Moskës për Lojërat Olimpike të vitit 1980.



