Zjarr në Kodër Krastë, shërbimet zjarrfikëse izolojnë zonën! Zbardhen detajet e para, ja çfarë dyshohet

Një vatër zjarri është shfaqur mesditën e sotme në një nga pikat më të larta të masivit me pisha në zonën e Kodër Krastës, në periferi të qytetit të Elbasanit.


Zjarri, i cili është aktiv prej më shumë se një ore, po përhapet me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta, erës dhe terrenit të thyer të zonës.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt sipërfaqeve të tjera pyjore.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërkohë që po vijon monitorimi dhe vlerësimi i situatës në terren nga strukturat përkatëse.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme