Zjarr masiv ka përfshirë ambjentet e një kopshti në Lezhë.
Mësohet se nga flakët e zjarrit në kopshtin ‘Besëlidhja’ nuk ka persoan të lënduar.
Zjarri ka shkaktuar panik tek fëmijët dhe edukatoret të cilët janë evakuar menjëherë.
Kjo godinë shërbente edhe si konvikt i shkollës ‘Kolin Gjoka’.
Bëhet me dije se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.