Zjarr në një ndërtesë në rrugën “Koço Racin” në Shkup, ndihmë mjekësore morën shtatë persona për shkak të asfiksimit nga tymi

Shtatë persona kanë thithur tym gjatë zjarri që shpërtheu sot pasdite rreth orës 16:30 në rrugën “Koço Racin” në Shkup i cili tashmë është shuar nga Shërbimet zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit. Personave të lënduar u është ofruar ndihmë mjekësore, konfirmoi për MIA-n, Zvonko Tomevski, komandant i Brigadës për mbrojtje nga zjarri në Qytetn e Shkupit.

Zjarrfikësit ndërhyn me dy automjete për shuarjen e zjarrit që shpërtheu në një ndërtesë në katin e dytë të një ndërtese në rrugën “Koço Racin”, ndërsa për shkak të sipërfaqes së madhe është përfshirë edhe një automjet i zjarrfikësve.

“Ka shtatë persona të lënduar, me thithjen e tymit, menjëherë u thirrën ekipet mjekësore dhe u ofruan ndihmë. Zjarri për një kohë të shkurtër është lokalizuar dhe shuar plotësisht”, deklaroi Tomevski.

Ekipet e MPB-së punojnë në konfirmimin e shkaqeve të zjarrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme