Mesditën e së hënës, një objekt është përfshirë nga zjarri në zonën pranë stadiumit në Prishtinë.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të panjohura.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Shërbimin e Zjarrfikësve për të marrë më shumë detaje lidhur me rastin dhe është në pritje të informacioneve zyrtare. /Telegrafi



