Një 57 vjeçar nga Shkupi ka marrë lëndime gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit që ka shpërthyer dje pasdite në rr. “Haxhi Nikollov” në Shkup.
Në SPB-Shkup dje në orën 16.20 është lajmëruar se në rr. “Haxhi Nikollov” është paraqitur zjarr në një shtëpi pronë e A.G (43) ku është përfshirë edhe shtëpia aty pranë, pronë e M.T (34). Gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit lëndime ka marrë G.B (57) i cili është dërguar në Spitalin “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore”, informojnë nga MPB-ja.
Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës kundër zjarreve- Shkup.