Në orët e pasdites së sotme, është përfshi nga zjarri një lokal në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Siç ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, nga zjarri nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 18:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Zjarri ka ndodhe në një lokal. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes|”, ka thënë Ahmeti.
Mësohet se zjarri është lokalizuar shumë shpejt, nuk raportohet për persona të lënduar .