LEXO EDHE:
Në vendbanimin Përzhino të Shkupit në Kisella Vodë, sot pasdite ka rënë zjarr në një barakë të braktisur, përkatësisht në një ish-shkollë fillore. Nuk dihen ende arsyet e zjarrit.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomevski ka konfirmuar për MPB-në se në terren janë duke intervenuar tre makina zjarrfikëse. Përveç zjarrfikësve, në terren ndodhen edhe ekipet e policisë.
Tomevski shtoi se nuk ka rrezik nga përhapja e zjarrit dhe se janë në përfundim të stabilizimit të zjarrit. /Alsat.mk