Zjarr pranë plazhit të Gjeneralit, rrezikohen banesat nga djegia

Një vatër zjarri e konsiderueshme është aktivizuar në fshatin Bardhor të Kavajës, e cila ndodhet pranë zonës së njohur të plazhit të Gjeneralit.


Për shkak të përmasave të flakëve, banesat që ndodhen aty pranë rrezikohen nga djegia.

Teksa zona është e rrethuar nga tymi, po vazhdojnë përpjekjet e kufizuara për izolimin e flakëve.

Deri më tani vetëm dy mjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të luftuar me flakët, teksa situata mbetet ende e ndërlikuar.

Sakaq, autoritetet janë duke punuar për të parandaluar përhapjen e zjarrit më tej.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme