Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën pranë tunelit në Ujin e Ftohtë në Vlorë.
Flakët kanë përfshirë pisha dhe bredha, ndërsa në afërsi ndodhen edhe disa hotele e biznese.
Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, ndërsa situata mbetet kritike për shkak të dendësisë së bimësisë dhe rrezikut të përhapjes së zjarrit.

The post Zjarr pranë tunelit te Uji i Ftohtë në Vlorë, flakët përfshijnë pisha dhe bredha! Pranë ndodhen hotele e biznese appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



