Zjarret në Kalasë, situatë kritike! Angazhohen Forcat e Armatosura dhe një helikopter Black Hawk, flakët rrezikojnë banesat


Zjarri në zonën e Kalasës po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke krijuar një situatë serioze në afërsi të banesave.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në operacion janë angazhuar:

– Zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës,

– Efektivë të Forcave të Armatosura,

– Zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile,

– Si dhe një helikopter Black Hawk për ndërhyrje nga ajri.

Në terren ndodhen edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, të cilët po ndjekin nga afër përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll dhe për të mbrojtur jetën e banorëve.

Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë të shtuar dhe bashkëpunim me forcat në terren. Operacioni vijon në kushte të vështira për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme