Zjarret në Maqedoni vazhdojnë të jenë aktiv

Në Maleshevi akoma situata është kritike pasi që sot është intensifikuar zjarri në Dellçevë, ndërsa ende digjet në zonën e Pehçevës dhe Berovës. Zjarre ka edhe në Prilep, ndërsa digjet edhe Shkupi ku zjarri është përhapur në anën e Velesit. Situata jo stabile është edhe në rajonin e Kumanovës ku zjarri është vënë nën kontroll në Staro Nagoriçan, thonë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, siguron se kemi kapacitet për t’i mbajtur zjarret nën kontroll. Ai thotë se po përpiqen t’i menaxhojnë me sukses resurset në dispozicion të tyre, ndërsa gjithashtu operon edhe aeroplani rumun për shuarjen e zjarrit.

“Përveç helikopterëve që janë të limituar, ku na erdhën në ndihmë helikopterët serbë, të cilët mendoj se sot u nisën për në Athinë, ku situata është shumë serioze, burimet e tjera janë të mjaftueshme, domethënë kemi mjaft njësi zjarrfikëse në terren , veçanërisht nëse marrim parasysh njësitë që kanë ardhur nga anash. Madje edhe pajisjet e vjetruara ose disa cisterna të vjetruara me të vërtetë ndihmuan gjatë kësaj periudhe sepse mund të jenë të vjetra, por mbajnë shumë ujë dhe ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.”- deklaroi Stojançe Angelov – Drejtor i QMK.

Kryeministri Zoran Zaev, i cili sot ishte në Maleshevi, njoftoi se shteti do t’i kompensojë dëmet ndaj qytetarëve të shkaktuara nga zjarret dhe se pyjet do të pyllëzohen.

“Në të njëjtën kohë, ka analiza dhe plane serioze të ekspertëve për të rivendosur atë që ka humbur, dhe ato janë pyjet. Dihet në cilën zonë se çfarë lloj peme rritet, çfarë lloj peme rekomandohet të mbillet. Kjo vjeshtë do të jetë vjeshta e mbjelljes së madhe të pemëve.”- pohoi Zoran Zaev.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot theksoi se është informuar se situata me zjarret në vend është nën kontroll.

“Edhe një herë do të doja t’i falënderoja zjarrfikësit, Ushtrinë, vullnetarët të cilët me të vërtetë, veçanërisht në zonën e Maleshevisë dhe Pijanecit, treguan organizim, sakrificë, dhe njohuri të jashtëzakonshme se si të merren me një stuhi të tillë zjarri të tmerrshëm që fatkeqësisht e ka prekur atë pjesë të Maqedonisë. “- tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO -DPMNE-së.

Ndërkohë, zjarrfikësit e Koçanit parandaluan dy përpjekje për të ndezur zjarre në qiell të hapur duke arritur të shuajnë atë./alsat

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme