“Zjarrfikësja erdhi 2-orë me vonesë, e fikëm vetë zjarrin!”- Flakët shkrumbojnë 60 hektarë me ullinj dhe pemë në Lezhë, fermeri: Dëme kolosale

Mbi 60 hektarë me ullinj e pemëtari janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit në fshatin Troshan te Lezhës. Zjarri ka rënë rreth orës 14:00 dhe vijon të jete ende aktiv.

Për fikjen e tij krahas zjarrfikësve u angazhuan dhe banor të zonës, duke shmangur rrezikun për banesat.

Mësohet se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët në këtë fshat.

Gjatë një prononcimi për media një nga fermerët deklaroi se zjarrfikësja ka ardhur 2-orë e vonesë dhe zjarri u vendos nën kontroll nga vetë banorët e fshatit me mjete rrethanore. Ai shton se dëmet janë kolosale pasi janë djegur mbi 1800 rrënjë pemësh frutore.

“Zjarri nisi rreth orës 13:30 nga poshtë te një parcelë dhe u përhap nga era e fortë menjëherë. U desh 2-orë të digjeshin mbi 60 hektarë sipërfaqe, janë djeg mbi 1800 pemë frutore, kryesisht ullinj, shegë, arra dhe fiq, gjithë produktet që kultivojnë këtu. Ndihma ka qenë e menjëhershme e fshatarëve.

Ishim dy veta të parët këtu që kemi ardhur dhe sa pamë gjendjen shkuam derë më derë njoftuam. Falenderoj gjithë troshanësit që me kova dhe mjete rrethanore arritëm ta vendosim nën kontroll. Njoftuam zjarrfikëset por dhe ata për arsyet e tyre nuk mund të vinin se ishin në Zejmen pasi kishte zjarr dhe aty.

Pas dy orësh zjarrfikësja ka ardhur dhe po punon, por zjarrin nën kontroll e vendosën fshatarët.

Dëmet janë kolosale, ishalla zoti dhe shteti i ndihmon që të rikuperojnë këto dëme”, tha fermeri./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme