Zjarri i madh te tregu i rrobave të vjetra në Shkodër, policia zbardh shkakun

Është zbardhur ngjarja e rëndë e një ditë më parë në Shkodër (14 qershor), ku u shkrumbua nga flakët tregu i rrobave të përdorura.


Sipas hetimeve, ka rezultuar se dy të mitur 9-vjeçarë, që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura.

Si pasojë e flakëve u shkrumbuan 25 njësi tregtare dhe u dogj totalisht një banesë.

Përpos tjerash, flakët kanë asfiksuar edhe njerëzit, që ndodheshin aty pranë, të cilët u evakuan.

Si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale, ndërsa për të shuar flakët, mbërritën forca zjarrfikëse nga bashkitë fqinje, ndërsa Forcat e Armatosura ndërhynë nga ajri me helikopter.

Njoftimi i policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi”.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme