Zjarri në afërsi të Bogdancit akoma nuk është vënë nën kontroll

Ende nuk është vënë nën kontroll zjarri në afërsi të Bogdancit, i cili ka shpërthyer dje rreth orës 11:00.

Gjashtëdhjetë persona po luftojnë zjarrin, i cili deri më tani ka shkrumbuar rreth 500 hektarë pyje dhe bar të thatë dhe që ka kaluar nëpër mullinjtë e erës mbi Bogdanci pa shkaktuar dëme në to.

Sipas Stojançe Angelov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), në disa vende ka tym, ndërsa zjarrfikësit nga Gjevgjelia, Vallandova, Kavadari dhe Shtipi, së bashku me ekipin e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) po tentojnë të shuajnë zjarrin.

Ndërkohë sipas kryetarit të komunës së Bogdancit, Blazhe Shapov, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes aktualisht nuk ka rrezik për përhapje të zjarrit.

“ Me të gjitha forcat në dispozicion po përpiqemi të shuajmë zjarrin dhe të mos lejojmë të përhapet. Tani për tani gjithçka po shkon sipas planit dhe të dakorduar nga koordinimi i mbrëmshëm. Nëse zjarri nuk rindizet për disa orë, do të arrijmë ta lokalizojmë dhe ta shuajmë, tha Shapov për MIA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme