Zjarri në Bllacë akoma është aktiv, por me intensitet më të ulët

Gazetar: Avni Tahiri

Zjarri që u përhap me shpejtësi në afërsi të kalimit kufitar në Bllacë mund të jetë i qëllimshëm ose është ndezur nga hedhje e cigares. Këto janë dyshimet e para të Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov. Zjarri akoma është aktiv, por me intensitet më të ulët, ndërsa që në mëngjes kanë intervenuar helikopterë dhe ai traktorë.

“Siç mund të shihet në prapavijë një zjarr aktiv vazhdon të jetë në Bllacë ndërsa për të normalizuar gjendjen dhe për të vënë nën kontroll të tërësishëm këtë vatër të zjarrit, sot është aktivizuar edhe një helikopter i policisë dhe nga njësiti për shuarjen e zjarrit vazhdojnë të jenë në terren”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

Në aksionin për shuarjen e zjarrit që po përhapet midis fshatrave Bllacë dhe Çuçer-Sandevë, përveç helikopterit, për herë të parë këtë sezon u përfshi edhe “traktori ajror” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sipas Qendrës për Menaxhimit të Krizave, zjarri, i cili ka përfshirë një pyll të përzier po përhapet në terren kodrinor dhe malor të paarritshëm, gjë që e ndërlikon ndjeshëm ndërhyrjen nga toka.

Ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se dy helikopterët e MPB-së “Bel 412” dhe “Agusta Bel 212”, të cilët po ndërhyjnë pranë Bllacës, kanë hedhur më shumë se 30 ton ujë këtë mëngjes nga ora 5 deri në orën 9.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, që nga orët e para të mëngjesit, brigada e zjarrfikësve të Shkupit me disa automjete dhe ekipe filloi shuarjen e zjarrit që shpërtheu dje pasdite mbi autostradën Shkup-Bllacë ndërsa shtoi se nuk ka rrezik për vendet e banuara përreth këtij zjarri.”

“Terreni është shumë i vështirë ndërsa unë që nga ora 5:00 e mëngjesit isha atje dhe ndodh në terren të pjerrtë dhe vende të pa qasshme apo aspak të qasshme por në këtë moment deklaroj që nuk ka rrezik për vendet e banuara përreth e as të objekteve”, deklaroi Stojançe Angelov – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Për shkak të zjarrit të mbrëmshëm në Bllacë, në trafiku rrugor në autostradën drejtë pikës kufitare Bllacë ishte vënë regjim i posaçëm.

“Për shkak të zjarrit që kaploi në fshatin Bllacë, rruga e cila të dërgon drejtë pikës kufitarë të Bllacës, nga mbrëmë është normalizuar pasi në këtë rrugë, për shkak të zjarrit ishte vendosur regjim i veçantë për autobusët dhe transportin e rëndë”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, shkaqet e zjarrit mund të jenë nga cigare e hedhur ose ndezje e qëllimshme. Ai shtoi se për momentin ka një numër të mjaftueshëm ekipesh në terren dhe se në këtë moment situata nuk është alarmante. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme