Zjarri në Bllacë, Angellov: Është vënë pjesërisht nën kontroll

“Herët në mëngjes diku rreth orës 5 filloi shuarja e zjarrit të madh në një zonë të hapur, i cili shpërtheu dje pasdite menjëherë pranë rrugës, nga Shkupi në Bllacë. Zjarri dje në mbrëmje dhe gjatë natës u përhap dhe gjithashtu përfshiu pjesërisht pyllin”, njoftoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angelov.

Ai tha se herët në mëngjes, brigada e zjarrfikësve të Shkupit me disa automjete dhe ekipe filloi shuarjen e zjarrit, ndërsa dy helikopterë policie, një helikopter ushtarak, për herë të parë një Pinzgauer i DMSH-së dhe një Hermelin me një cisternë më të madhe të DMSH-së u bashkuan në ndihmë.

“Përveç tyre, në vendngjarje ka një numër të madh zjarrfikësish, zjarri është vënë nën kontroll të pjesshëm, për fat të keq ende kemi dy degë aktive, njëra prej të cilave u vu nën kontroll së fundmi falë helikopterit të policisë”, njoftoi Angelov.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme