Zjarri në Bllacë është duke u përhapur, ndërkohë Ministria e Brendshme ka mbyllur kalimin kufitar me Kosovën

Gazetar: Avni Tahiri

Zjarri që kaploi mbrëmë rajonin e Bllacës dhe Çuçer Sandevës gjatë orëve të pasdites së sotme është përhapur në afërsi të kufirit me Kosovën, për çka Ministria e Brendshme ka mbyllur kalimin kufitar në Bllacë. Siç njoftojnë nga MPB rruga nga Stenkoveci për në Bllacë në të dy drejtimet është mbyllur dhe është ndërprerë komunikacioni

“Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se për shkak të përhapjes së zjarrit në afërsi të Bllacës, në tërësi është ndërprerë komunikacioni në drejtimin Stenkovec – kalimi kufitar në Bllacë në të dyja drejtimet, ndërkohë është mbyllur edhe kalimi kufitar. Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim edhe me Institucionet e tjera kompetente ka ndërmarrë masa për shuarjen e zjarrit. Apelojmë deri tek qytetarët që mos nisen drejt kalimit kufitar në Bllacë deri në shuarjen e zjarrit dhe normalizimit të komunikacionit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshne.

“Siç mund të shihet në prapavijë një zjarr aktiv vazhdon të jetë në Bllacë ndërsa për të normalizuar gjendjen dhe për të vënë nën kontroll të tërësishëm këtë vatër të zjarrit, sot është aktivizuar edhe një helikopter i policisë dhe nga njësiti për shuarjen e zjarrit vazhdojnë të jenë në terren”, raporton Avni Tahiri, Alsat M.

Në aksionin për shuarjen e zjarrit që po përhapet midis fshatrave Bllacë dhe Çuçer-Sandevë, përveç helikopterit, për herë të parë këtë sezon u përfshi edhe “traktori ajror” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sipas Qendrës për Menaxhimit të Krizave, zjarri, i cili ka përfshirë një pyll të përzier po përhapet në terren kodrinor dhe malor të paarritshëm, gjë që e ndërlikon ndjeshëm ndërhyrjen nga toka.

“Terreni është shumë i vështirë ndërsa unë që nga ora 5:00 e mëngjesit isha atje dhe ndodh në terren të pjerrtë dhe vende të pa qasshme apo aspak të qasshme por në këtë moment deklaroj që nuk ka rrezik për vendet e banuara përreth e as të objekteve”, tha Stojançe Angelov – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, shkaqet e zjarrit mund të jenë nga cigare e hedhur ose ndezje e qëllimshme./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme