Zjarri në Mirditë, vijon aksioni për shuarjen e flakëve! Ndërhyjnë helikopteri Cougar dhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura

Helikopteri Cougar dhe rreth 60 efektivë të Forcave të Armatosura u janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e vatrave të zjarrit që po zhvillohet në një sipërfaqe me pishë e shkurre, në njësitë administrative Fan dhe Orosh të bashkisë Mirditë.


mirdite

Së bashku me punonjës të strukturave vendore, mjete zjarrfikëse, forcat operacionale e kanë përqendruar punën në mbajtjen e zjarrit larg banesave në fshatrat Xhuxhë, Shëngjin e Petoq, të njësisë administrative Fan, në rrugën që shkon në Shëngjin.

Në ndihmë të këtyre forcave janë edhe zjarrfikës nga bashkitë e Tiranës e Kamzës me mjetet e tyre.

Të tjera forca janë duke  punuar për izolimin e zjarreve në 5 vatrat e tjera aktive në Kurbin, Kukës, Vlorë, Shkodër e Korçë, ku situata është nën kontroll.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme