Zjarri në qendrën tregtare të Lushnjës, Balla: Rreziku s’ka kaluar, ka ende vatra aktive! Problem temperatura e lartë e arritur në godinë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë një prononcim për mediat pas zjarrit që përfshiu qendrën tregtare “Metropol” në pallatin 12-katësh në Lushnje.


Balla tha se rreziku nuk ka kaluar ende pasi ende ka vatra të vogla zjarri në godinë, ndërsa theksoi se problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet, për shkak të zjarrit që përfshiu katin e tretë.

“Falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë mes forcave zjarrfikëse, Shqiponja dhe RENEA të cilat për shkak të profesionalizmit arritën të ndërhyjnë në kohë në banesa për të cilat u informuam që nuk ka banorë por pas hyrjes me forcë djemtë e RENEA-s gjetën njerëz në këto banesa.

Ato tani janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spitalin e Lushnjës. Rreziku nuk ka përfunduar sepse në momentin që flasim ka ende disa vatra më të vogla të ndërtesës.  Problem mbetet temperatura e godinës ku po punohet është shumë e lartë për shkak të zjarrit që ka qene në katin  e tretë”- tha Balla ndër të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme