Zjarri në spitalin e Shkodrës, drejtori: Situata është nën kontroll. Ja si është gjendja e pacientëve

Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni, dhe mjeku kirurg, Gëzim Galiqi, kanë dhënë një deklaratë për mediat pas zjarrit që përfshiu repartin e kirurgjisë mbrëmjen e sotme (13 janar).


Halluni është shprehur se pas rënies së zjarrit ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja, ndërsa është bërë transportimi i pacientëve në një tjetër repart.

Ai shprehet se nuk ka asnjë pacientë të lënduar për shkak të flakëve ndërsa thekson se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Zjarri ka rënë në dhomën e një mjeku. Zjarrfikësja ka ardhur menjëherë, dhe sipas procedurave të transportimin dhe të sigurimit të jetës së pacientëve, është bërë transportimi në pjesën tjetër të repartit. Janë marrë të gjitha masat, nuk ka asnjë lëndim të të sëmurëve, kanë ardhur të gjithë doktorët e kirurgjisë. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve, situata është nën kontroll”, është shprehur ai.

Më tej, edhe mjeku kirurg, Gëzim Galiqi, ka theksuar se pacientët janë në gjendje të mirë, dhe se shërbimi i mjekut të rojës është në gatishmëri për 24 orët në vazhdim.

“Gjendja e pacientëve është e mirë. Pacientët janë transportuar në pjesën tjetër të repartit, nuk kemi ndonjë dëm. Çdo gjë është nën kontroll. Shërbimi i mjekut të rojës është në gatishmëri për 24 orët në vazhdim”, tha mjeku Galiqi.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila njofton se dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa zjarri është shuar totalisht.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme