Një sipërfaqe me shkurre e ferra është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Livadhja në Finiq.
Si pasojë e zjarrit janë djegur 1 hektarë ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikëseve, flakët janë vendosur nën kontroll.
Autoritetet bëjnë me dije se deri më tani, nuk paraqitet rrezik për përhapjen e flakëve.