Zjarri rrezikon banorët e fshatit të Elbasanit, Kryetari i Bashkisë: Banorët të mos ndezin zjarr në ara, policia të gjejë fajtorët

Një vatër masive zjarri është konstatuar rreth orëve të mesditës në fshatin Shijon të qytetit të Elbasanit. Mësohet se vatra e këtij zjarri është përhapur me shpejtësi duke iu afruar banesave të zonës dhe duke rrezikuar dhe jetën e banorëve të cilët jetojnë aty. Edhe pse forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kane tentuar të shuajnë zjarrin nuk kanë mundur ta ndalojnë pasi përhapja është mjaft e shpejte e favorizuar dhe nga temperaturat e larta. Zjarri ka vazhduar deri në rruge duke rrezikuar kështu dhe bllokimin e mjetit të zjarrfikëses. Mësohet se nga tymi i dendur një banore është larguar për në spitalin rajonal të qytetit në gjendje asfiksimi. Deri në këto momente vatra është ende aktive dhe si pasojë janë djegur rreth 200 rrënjë ullinj por fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz apo bagëti. Në vend ngjarje ka mbërritur dhe Kryetari Bashkisë së Elbasanit, Gledian LLatja i cili i bëri thirrje banorëve të mos ndezin zjarr në ara në këto ditë të nxehta. Gjithashtu ai kërkoi dhe bashkëpunimin e policisë për të evidentuar fajtorët.

Ndërsa në ndihmë të zjarrfikëses kanë shkuar punonjësit e shërbimeve publike dhe ata të mbrojtjes së mjedisit, mësohet se një efektiv i repartit të PMNZSH i është rrezikuar jeta për shkak të asfiksisë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme