Parku në lagjen “Kodra e Trimave” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të shtunës, dhe një ditë para.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, për IndeksOnline e ka konfirmuar rastin.
Ajo ka thënë se nga këto incidente ka vetëm dëme materale dhe rasti është i cilësuar si zjarrëvënie.
”Ju njoftojmë se lidhur me incidentet e zjarrit në atë zonë (dy incidente),ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale, është iniciuar rast i cili është cilësuar si zjarrëvënie .
Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me prokurorinë.” tha Ahmeti