Zjarrvënie e qëllimshme! Riaktivizohet vatra e flakëve në pyjet e Krastës së Krujës (VIDEO)

Vatra e zjarrit në pyjet e Krastës së Krujës është riaktivizuar këtë të mërkurë, pasi persona të pa identifikuar po vijojnë t’i vënë flakën kësaj zone të mbrojtur që prej ditës së djeshme.

Dhe pse zjarri u shua në orët e para të mëngjesit të sotëm ai është riaktivizuar serish në mesditën e sotme nga persona të pa identifikuar, të cilët i kanë vënë flakën në disa vatra, duke rrezikuar edhe jetën e zjarrfikësve të cilët po përpiqeshin të shuanin zjarrin.

Një patrullë policie ka vajtur në vendngjarje dhe është vene në ndjekje të personave të dyshuar, të cilët mendohet të jenë ende në zonë.

Zjarri vijon me intensitet, pasi favorizohet nga era. Deri tani ne total janë mbi 70 Ha te djegura./GSH

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme