“Përgjatë tërë javës kemi përjetuar së bashku momente të rëndësishme për të ardhmen tonë, të ardhmen e këtij vendi. Kemi këmbyer përvoja e informacione, të cilat do të vihen në shërbim të funksionimit normal të këtij vendi. Bashkë rrugëtuam dhe shpresoj të vazhdojmë edhe për shumë gjatë, drejtë sfidave që sjellin fitore, drejtë problemeve që do tu ofrohen zgjidhje, drejtë çështjeve që presin dritën e gjelbër për t’i hapur rrugë proceseve zhvillimore e vendimtare për një Kosovë perëndimore. Pa ju kjo përvojë e imja nuk do të ishte kaq e begatë dhe më shumë ngjyra. Është shumë pak të ju them faleminderit që ishit bashkudhëtarët e mi, shpresoj se koha dhe vota e juaja do të më jap mundësinë, që të dëshmoj përkushtimin dhe angazhimin tim të pakusht.
Është koha juaj dhe koha e atyre, që do të tregojnë se janë të gatëm për një të ardhme evropiane.
Është koha që të jepni verdiktin për zgjidhjen e problemeve. Jeni ju ata që do të vendosni me 11 qershor se cila është opsioni i duhur për Kosovë”, ka shkruar në rrjetin e saj social Zoja Lleshi – Berisha, kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila mban numrin 72.
Kandidatja e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Zoja Lleshi-Berisha është shprehur entuziazmuar nga mbështetja që i është dhënë nga vendasit e saj në Vraniq të Gjakovës dhe fshatrat përreth.
Ajo shprehet e bindur se me Ramush Haradinajn kryeministër, Kosova do të ketë një të ardhme të sigurtë veçanërisht në sektorin e zhvillimit ekonomik dhe përparimin e vendit në agjendën euro – atlantike. Sipas saj, lideri i saj Ramush Haradinaj siç la gjurmë në luftë, do ta shënojë me të arta historinë e Kosovës si kryeministër!/Sakte.net